75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 02 Shtator 2022 / k.v

Arrestohet për armëmbajtje një person në Skenderaj

Në orët e pasdites së datës 1 shtator 2022, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje me ankuesin  kishte ekspozuar  armën e zjarrit.

Nga  dyshuari  është  konfiskuar një armë e llojit Pistoletë,  me nëntë (9) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Rr.V.,22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti  pas intervistimit  me urdhër të prokurorit është    liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.