75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / S Z

Arrestohet për dhunë në familje një burrë në Rahovec, rrahu motrën dhe vëllanë

Një burrë nga Rahoveci është arrestuar për dhunë në familje. Policia rapoton se i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj motrës dhe vëllait të tij.  Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec  06.08.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.