75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / k.v

Arrestohet për grabitje një 19-vjeçar në Prishtinë

Të enjten nga hetuesit policor të stacionit ‘Jugu’ në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën ‘grabitje’, që ka ndodhë në një market në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, me datën  20.11.2024, transmeton IndeksOnline.

Puna e zyrtarëve policor,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë  personin e dyshuar: B.Sh., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/