23:00 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Arrestohet për krim të organizuar dhe kontrabandë, pronari i barnatores “Rexall”

Është arrestuar pronari i barnatores “Rexall” në Prishtinë.

Burime të IndeksOnline mësojne së ai është vënë në pranga nga policia me dyshimin e veprës penale për krim të organizuar për kontrabandë me barna.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar e njëjta barnatore, e cila gjindet në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ishte përfshirë nga zjarri./Indeksonline