16:45 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet për pastrim parash personi që fshehu 350 mijë euro në makinë larëse

Policia holandeze ka arrestuar një person i cili kishte fshehur 350.000 euro brenda një makine larëse.

Ky i fundit është arrestuar nën dyshimin e pastrimit të parave, kurse policia përmes një deklarate të dhënë dje ka thënë se ngarkesa ishte gjetur në makinë larëse.

Një fotografinë e lëshuar nga policia shihej se parat ishin të vendosura në korpën e makinës larëse, të cilat ishin shumica monedha 20 dhe 50 euro.

Ndryshe, i dyshuari është një 24 vjeçar por identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur./Indeksonline/