Arrestohet për prostitucion një femër në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion.
Arrestimin e te dyshuarës e ka bërë të mundur njësiti për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore pas hetimeve intensive.
Me vendim të prokurorit e dyshuar pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme./Indeksonline/