10:51 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet për prostitucion një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion.

Arrestimin e te dyshuarës e ka bërë të mundur njësiti për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore pas hetimeve intensive.

Me vendim të prokurorit e dyshuar pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme./Indeksonline/

Temat: