14:23 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Arrestohet për rrahje një person, në Mitrovicë

Në orët e paradites së sotme në  Stacionin policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale: “Lëndim i rëndë trupor” .

Sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve, ankuesi ka kërkuar trajtim mjekësor.

 Lidhur  me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme  hetimore, me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, të gjitha veprimet  e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet  si vepër penale: “Llëndim i rëndë trupor”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuarit i është liruar me procedurë të rregullt.