75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 11 Qershor 2021 / k.v

Arrestohet për sulm një shtetas i huaj në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë, shtetas i huaj, pasi që në Qendrën e Mbajtjes për të Huajt, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/