Arrestohet për terrorizëm një person në Prishtinë, policia i gjeti zolla dhe fishekë specialë në banesë

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë si i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bastisur banesën e tij rreth orws 21:00, ku kishte gjetur dhe sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë specialë, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gramë dhe gjësende të tjera.
Për rastin është deklaruar Policia e Kosovës e cila thotë se i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar një njësit policor ka gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë specialë, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gramë, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin po merret Prokuroria Speciale, e cila ka urdhëruar policinë të hapet rast për armëmbajtje pa leje, posedim i narkotikëve, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së./IndeksOnline/