75 Mall Live Search
16:06 / E Martë, 19 Korrik 2022 / k.v

Arrestohet për vjedhje një 27-vjeçar në Vushtrri

Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Sot me datë 19.07.2022, rreth orës  14:30,  në Vushtrri është arrestuar dyshuari V.A., 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “vjedhje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  janë dërguar në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/