Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate për veprën penale ‘’Grabitje’’
Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore.
Kjo me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Lidhur me këtë njëra nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Drenasit, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje.
Personi i arrestuar sipas njoftimit është L.I, (mashkull, 37 vjeç) i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (3 vite dhe denim me gjobë)./Indeksonline/

