75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / L K

Arrestohet personi i kërkuar në Kaçanik

Policët e stacionit në Kaçanik, sot në ora 11:30 në fshatin Soponicë të Kaçanikut kanë arrestuar personin e kërkuar R.T ( M/K) i moshës  35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’  me dënim burgimi prej tridhjetë (30) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.