75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 28 Shtator 2021 / k.v

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar B.M, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1996, person ky që kërkohej në bazë të një urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.

I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Dhunë në familje”.

Me vendim të gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohëzgjatje prej 8 muaj e 25 ditë dhe 500 euro gjobë.