Arrestohet personi i shumëkërkuar në Istog, dyshohet për disa vepra penale

Drejtoria rajonale e policisë nё Pejë, stacioni policor në Istog, sot ka realizuar një aksion për arrestimin e një personi të shumëkërkuar.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se rreth orёs 06:00, njёsitet e stacionit policor nё Istog, tё mbështetura nga Njёsiti pёr reagim tё shpejtё DRP- Pejё kanë arrestuar Dukagjin Ademajn.
I dyshuari nga fshati Lubovë i Istogut i moshës 40-vjeçare është i kërkuar për përshirjen në disa vepra penale.
Pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё./Indeksonline/