Arrestohet një person me të meta psikike, akuzohet se kanosi një polic nga Gjakova

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për kanosje.
“KANOSJE Rr. “Vllaznim Jetishi”, Gjakovë 19.10.2020 – 05:15. Viktima m/k zyrtar policor, ka raportuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar m/k. Sipas viktimës i dyshuari edhe më herët e kishte kanosur atë dhe familjarët e tij. I dyshuari është arrestuar dhe ai ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/