75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 27 Shtator 2024 / S Z

Arrestohet personi që goditi një qytetar disa herë me thikë për shkak të problemeve me pronën

Një person është arrestuar sot në Ferizaj, i dyshuar për vrasje në tentativë.  I dyshuari pas një mosmarrëveshje pronësore, e kishte sulmuar me thikë viktimën, duke e goditur disa herë, në pjesët vitale të trupit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të shtetit, ka ndaluar një  person të dyshuar me inicialet SH.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”, thuhet në njoftimin e porkurorisë .

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore./Indeksonline/