20:30 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që ia preki të pasmet gazetares, gjatë raportimit live

Një burrë që ia preki të pasmet një gazetareje gjatë raportimit live, është arrestuar.

Alex Bozarijani, një reportere për ËSAV-në, ishte duke pasqyruar për një garë në Savannah, Georgia, të shtunën më 7 dhjetor.

Ndërsa ajo raporton nga vendi i ngjarjes live, një burrë ia prek të pasmet, shkruan Indeksonline.

Ajo habitet dhe hesht, por më pas vazhdon raportimin. Video u bë virale në Twitter.

Kështu gazetarja, e shpërndau videon duke shkruar:

“Për njeriun që më preku prapanicën time gjatë transmetimit live: Ti më dhunove, objektivizove dhe më turpërove”.

Tani, një zëdhënës i policisë se Savannah ka konfirmuar se Thomas Callaway është akuzuar në lidhje me incidentin, i cili u transmetua drejtpërdrejt në WSAV-TV .

Sjelljen e tij e quajtën plotësisht të papranueshme, dhe që askush nuk e meriton që t’i bëhet aj veprim./Indeksonline/