10:42 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që kanosi me fishekë të armës, inicialet e të dyshuarit

49 vjeçari M.B është arrestuar pasi ka kërcënuar viktimën duke i vënë para derës së shtëpisë disa fishekë.

Sipas Policisë së Pejës, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe janë duke vazhduar në zbardhjen e më tutjeshme të rastit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datën 6 maj 2019 rreth orës 09:00, pranë Stacionit Policor në Deçan, viktima ka raportuar se është kanosur nga persona të dyshuar, duke i vënë para derës së shtëpisë së tij disa fishekë të armës së zjarrit (AK47, kal. 7.62 mm).

Njësitet patrulluese së bashku me Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë shikimin, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar prova dhe dëshmi që ndërlidhen me rastin e kanosjes.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, janë siguruar informacione për personin e dyshuar dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake me datën dhe ditën e njëjtë është kryer një kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar:

  • M. B. lindur me 1970    m/k/sh

Gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka ilegale apo e dyshimtë.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë hetimeve janë gjetur edhe prova shtesë, me ç’rast i dyshuari ka pohuar se e ka kryer këtë vepër penale ‘kanosje’.

Hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar motivin e kësaj vepre penale.