16:27 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Arrestohet personi që kërcënoi me jetë deputetin Haxhi Shala

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Shemsi Jonuzi, i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

IndeksOnline kishte raportuar mbrëmë për këtë kërcënim, ku deputeti Shala tha se sot rastin do ta paraqesë në polici.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/