09:10 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që kreu grabitje në pompën e derivateve në Dragash

Policia e Kosovës dje raportoi se në fshatin Bellobrad të Dragashit ka ndodhur një grabitje në një pompë derivatesh.

Në raportin e sotëm, policia ka bërë të ditur se tanimë ka arrestuar personin që kreu grabitjen, transmeton Indeksonline.

“Lidhur me rastin me datën 21.02.2019 është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe nga ai janë konfiskuar disa thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/