14:20 / E Martë, 21 Maj 2024 / L K

Vdes një minator në një aksident në minierën e Bulqizës

Një minator ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./euronews.al