14:17 / E Martë, 21 Maj 2024 / mp

Kapet mall i kontrabanduar vlera rreth 30 mijë euro, shurup, filtra, këpucë…!

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacioneve në zonën kufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Me datën 21.05.2024  njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa  vendore pa patentë shofer. Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim:

  • sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra,
  • filtera Grande rreth 70000 copë,
  • filterë Gentelmen rreth 450000 copë,
  • kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg,
  • 28 palë këpucë,
  • 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe
  • 2 pasqyra.

Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 euro. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar  dhe automjeti sekuestrohen dhe  dërgohen në terminalin doganor përkatës.