75 Mall Live Search
13:43 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që kreu vrasjen në Ferizaj

Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka treguar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit në qendër të Ferizajt.

Ai ka folur nga vendi i ngjarjes prej ku ka treguar tashmë është arrestuar i dyshuari me inicialet Sh. R, për vrajën e rëndë.

Motivet e vrasjes, sipas kryeprokurorit, nuk janë akoma të ditura, ndërsa i dyshuari që ka ikur nga vendi i ngjarjes, është kapur më vonë.

Vlen të theksohet se në orën 12:30, në qendër të Ferizajt, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”, një person u qëllua për vdekje.