75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që rrahu brutalisht një ashkalike, qytetari tregoi videoincizimin

Sot në mëngjes Policia e Kosovës, është informuar në lidhje me një video incizim i cili u është prezantuar nga një qytetar. Në këtë videoincizim vërehej një qytetar, duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit ashkali kosovar.

Policia e Kosovës pas shikimit të video incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit.

Rasti  ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog.


“Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23.

Policia e Kosovës- Stacioni policor – Istog ka arrestuar të dyshuarin: L.D  lindur me 1990 m/k/sh.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 ore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej shkruhet se viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile.

Derisa zyrtarët policorë janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për t’i përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë.