Arrestohet personi që sulmoi fizikisht një tjetër pas mosmarrëveshjes për vendparkim

Në Besi të Prishtinës, të martën rreth orës 13:00, një person është arrestuar pasi sulmoi fizikisht një tjetër pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një vend parkimi.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa policia ka ndërhyrë për të arrestuar të dyshuarin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.