10:26 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi që tentoi të kryej vrasje në Gjilan

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar i cili më 30 të muajit të kaluar tentoi të kryej vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan derisa Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me këtë vepër penale.

Në lidhje me rastin është raportuar se me 17.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/