Arrestohet personi që tentoi të kryente vrasje në Prishtinë, i konfiskohet pistoleta
Policia e Kosovës ka arritur ta kapte personin, i cili dyshohet se tentoi të kryente vrasje me 26.08.2019.
Të njëjtit iu është konfiskuar edhe një pistoletë, derisa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.08.2019-20:54. Në lidhje me rastin raportohet se me 05.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë. Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/