10:03 / E Enjte, 11 Maj 2023 / k.v

Arrestohet personi që vodhi veturën në Vitomericë (Foto)

Një vjedhje e veturës është raportuar mëngjesin e së mërkurës në Vitomericë të Pejës, raporton IndeksOnline.

Pronari i veturës (emër i njohur për redaksinë) kishte siguruar video të personit të dyshuar dhe të njëjtat i ishin dorëzuar autoriteteve për të hetuar rastin.

Në raporton e sotëm të policisë thuhet se automjeti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.

“Pas një pune operativo hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një automjet me targa vendore pronë e ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/