Arrestohet 72 vjeçari që vrau vëllain, paraburgim 48 orë
Pak më parë Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë lidhur me dy vrasjet që kanë ndodhur sot gjatë ditës.
B.G 72 vjeç qëlloi për vdekje vëllain e tij I.G 64 vjeç, e që motiv dyshohet të kenë qenë çështjet pronësore.
Nexhmi Krasniqi ka thënë se personi i cili dyshohet se ka kryer vrasjen është arrestuar.
“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Krasniqi. /Indeksonline/