08:42 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / Medina Shala

Arrestohet pjesëtari i FSK-së, dyshohet se rrahu gruan e tij

Një pjesëtar i FSK-së është arrestuar dje në Gllogoc, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit ka shkuar tek familja e saj.

Në anën tjetër, i dyshuari nuk ka respektuar urdhërat e policëve, duke i kanosur ata.

“Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.