20:47 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet polici i Kosovës, përdori dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një polic, i cili dyshohet se ka përdorur dhunë në familje.

Sipas njoftimit, policit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar sot një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor respektivisht i përfshirë si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.  

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë.

 Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Indeksonline/