13:04 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

Arrestohet presidenti i klubit të Serie A

Presidenti i Sampdorias , Massimo Ferrero , u arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paola për krime korporative dhe falimentim.

Sipas asaj që mësohet, skuadra nuk është përfshirë në hetim. Ferrero, i cili ishte dje në stadium për të ndjekur ndeshjen kundër Lacios , u transferua në burg, ndërsa për 5 persona të tjerë u caktua arrest shtëpie, njofton Corriere dello Sport.