75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Arrestohet prishtinasi, rrahu ish-gruan dhe disa familjar të saj

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte rrahur ish-bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj.

“Më 18.08.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj duke u shkaktuar lëndime trupore. Ish-bashkëshortja e të dyshuarit po ashtu ka pasur edhe urdhër mbrojtës nga gjykata”, thuhet në njoftim.