Arrestohet prishtinasja që përmes ‘Instagramit’ i kërcënoi dy vajza

Një vajzë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka ofenduar dhe kanosur dy vajza të tjera në rrjetin social “Instagram”.
E dyshuara është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, shkruan IndeksOnline
“Prishtinë 30.11.2020-12:00. Me datë 05.12.2020 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe e njëjta përmes rrjetit social Instagram ka ofenduar dhe kanosur dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.