75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / OSH

Arrestohet prizenasi pasi kanosi një person

Më datën 09.02.2022 në orën 14:15, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Brigada 123’’ në Prizren ka ndodhur një rast kanosjeje.

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes.Viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren.

Po ashtu Policia ka arritur që të dyshuarin F. M., të moshës 54 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren.

Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën.Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:

•Një pistoletë me gaz ‘Woltra Professional’ 9 m.m., •Një karikator me katër fishekë me gaz, kalibër i pa njohur.

Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.