09:17 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet problematiku i Pejës: Godet një femër, i dërgon fotot intime vëllait të saj dhe sulmon policin!

Raportohet se në fshatin Treboviq të Pejës është arrestuar një person pas shumë problemeve të krijuara.

Ai kishte shkuar në shtëpinë e viktimave femër dhe mashkull (egjiptas) i kishte kanosë me armë, viktimën femër e kishte goditë në fytyrë me dorëz të armës, kurse viktimës mashkull i kishte dërguar disa foto intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar  tretman mjekësor.

I dyshuari në stacion policor e kishte kanosur edhe një zyrtare policore.

Pas intervistimit me vendim të  prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /Indeksonline/