14:32 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohet prokurorja speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici, nga banesa e saj në lagjen, ”Kozle” të Shkupit

Jo zyrtarisht siç mëson Alsat janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, e ndër ta janë edhe dy politikanë.

Në orën 14:00 është caktuar një konferencë shtypi e prokurorit publik, Ljubomir Joveski, dhe shefes së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokurore e lëndës “Reket”, Vilma Ruskovska.

Raportohet se policia nga shtëpia e saj në “Kozle” ka shoqëruar Janevën në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Për momentin’, policia ka rrethuar shtëpinë e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva në ”Kozle” të, Shkupit, për shkak se kishte urdhëruar arrestimin e saj. Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket”, por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar.

Forcat policore kanë ndërhyrë në shtëpinë e saj në ”Kozle” dhe po arrestojnë prokuroren speciale, Katica Janeva. Raportohet se për Katica Janevën dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarishtë ekzistojnë edhe dëshmi.