Arrestohet pronari dhe punëtori i bastores në Vrellë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Vrellë, të cilët u kapën duke punuar në një bastore.
Sipas policisë, të dy janë liruar pas procedurave të rregulluta, kurse lokali është mbyllur, transmeton Indeksonline.
“Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptar pasi që nga njësitë policore është gjetur i hapur një lokal duke punuar si bastore sportive. Njëri prej të dyshuarve është pronar i lokalit i cili nuk posedonte leje pune, ndërsa i dyshuari i dytë ishte punëtor në këtë lokal. Inspektorët Komunal kanë konfiskuar pajisje elektronike dhe gjithashtu lokali është mbyllur nga inspektorët komunal. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/