75 Mall Live Search
09:47 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / k.v

Arrestohet pronari i bastores ilegale në Gjilan

Është arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij.

Në lokal janë hasur edhe gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit, nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit dhe tre monitorë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/