10:24 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Arrestohet pronari i lokalit që nuk respektoi masat për mbrojtje ndaj koronavirusit

Një i dyshuar është arrestuar dje në Prizren pasi kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Prizren 19.03.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.