Arrestohet pronari i shtëpisë më të vjetër në Mitrovicë, u dogj të martën!

Mbërmjen e së martës u kaplua nga flakët shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, e cila ishte nën mbrojtje nga shteti si pjesë e trashëgimisë kulturore.
Shtëpia e familjes Koroglu u dëmtua rëndë. Shkatërrimi i shtëpisë dyshohet se erdhi për shkak të interesave të ndërtuesve për ndërtimin e objekteve banesore në zonën përreth.
Mësohet se është arrestuar pronari i shtëpisë si i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Prangosjen e pronarit të shtëpisë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Lidhur me veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një shtëpi e pabanuar pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbeshtetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit në katin perdhesë të shtëpisë kanë hasur tridhjet e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me shenjën me matrie të rrizkshme-ndezëse. Për largimin e ketyre bidonve janë anagzhaur edhe njësi të specializuara per trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosoves. Bazuar ne hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e ketyre bidonve ku perkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit. Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim per ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”. – thuhet në përgjigjen e Zahitit.