09:52 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / k.v

Arrestohet punëtori që sulmoi menaxherin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht menaxherin e tij në një lokal në Fushë Kosovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit. është dërguar në mbajtje.