75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 27 Janar 2025 / L K

Arrestohet Radja Nainggolan, për trafik kokaine

Radja Nainggolan u arrestua nga policia e Brukselit mëngjesin e sotëm. Sipas asaj që raportohet nga mediat, ish-ylli i Series A është përfshirë në një hetim për trafik droge.

“Arrestimi i Nainggolanit është pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar, të fokusuar në shpërndarjen e kokainës në Belgjikë. Për momentin hetimet janë ende në vazhdim”, ka thënë prokurori i rastit.

Hetimi bazohet në faktet e dyshuara të importimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet portit të Antwerp-it dhe shpërndarjes në Belgjikë.

Nainggolan pritej sot në mëngjes për t’u stërvitur me klubin e tij të ri , Lokeren-Temse./Indeksonline/