Arrestohet reperi amerikan, doli në rrugë me të brendshme

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X, është arrestuar nga forcat policore.
Pas arrestimit, ai është dërguar në spital, pasi u gjet duke ecur me të brendshme në një rrugë të Los Angelesit.
Madje, mediat ndërkombëtare raportojnë se ai ika rezistuar arrestimit duke goditur edhe disa zyrtarë policorë, shkruan IndeksOnline.
“Ai u transportua në një spital lokal për një mbidozë të mundshme dhe u arrestua për dhunë ndaj një oficeri policie”, tha policia.
Reperi i Old Town Road e goditi dy herë në fytyrë një oficer policie gjatë përleshjes, sipas burimit të NBC.
Zyrtarët nuk ishin të sigurt nëse ai ishte nën ndikimin e ndonjë substance në momentin e sulmit, ose në gjendje të rëndë mendore.