75 Mall Live Search
08:40 / E Martë, 17 Shtator 2024 / AR

Arrestohet reperi i njohur, përballet me akuza të forta

Sean “Diddy” Combs është arrestuar në një hotel në Nju Jork. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës. Nuk dihet se për çfarë dyshimesh mbahet reperi.

Damian Williams, avokati i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut (SDNY), ka thënë se arrestimi është “bazuar në një aktakuzë të mbyllur” dhe pret të deklarohet më shumë pasi dokumenti të bëhet publik, transmeton Indeksonline.

Prej disa kohësh flitet se drejtësia amerikane po përgatit një çështje kundër Combsit. Në mars, u kryen kontrolle në pronat e tij në Los Angeles dhe Miami. Kjo kishte të bënte me një hetim ndaj Combsit për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore për seks. Ai kishte qenë edhe më parë i akuzar për abuzim seksual.

Combs, 54 vjeç, kohët e fundit është akuzuar për përdhunim nga disa gra. Njëra prej tyre pretendon se ajo ra viktimë e tij në vitin 2003 në moshën 17-vjeçare. Sean Combs, i njohur edhe si Puff Daddy ose reperi Diddy, më parë ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. “Mjaft është mjaft”, shkroi ai në Instagram në fund të vitit të kaluar./Indeksonline/