75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / AR

Arrestohet reperi i njohur, tentoi ta mbyste të dashurën shtatzënë

Reperi amerikan Playboi Carti është arrestuar pasi dyshohet se kishte tentuar të mbyste të dashurën e tij, e cila është shtatzënë.

Reperi u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi dyshohet se e kapi të dashurën për fyti dhe e kapi në qafë duke ia ndalur frymën, transmeton Indeksonline.

Gruaja e cila prej dy vitesh është në lidhje me reperin mësohet se ishte shtatzënë në javën e katërmbëdhjetë.

Sipas TMZ, përleshja erdhi pasi kishin një diskutim se kush është baba i foshnjës.

Sipas policisë, ajo kishte lëndime në qafë, gjoks dhe shpinë./Indeksonline/