22:39 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet reperi se bëri mashtrime me karta krediti, tekstet e tij po merren si prova

Tekste e këngëve Rap shpeshherë nuk paraqesin realitetin e një artisti. Por për një reper nga Detroit duket se fjalët që i  ka thënë në një këngë kanë qenë të vërteta.

Reperi 25 vjeçar me nofkën, Selfmade Kash është akuzuar për mashtrim me karta të kreditit dhe vjedhje të identitetit.

Tekstet në një këngë të tij po merren si bazë në gjykatë. Ai kishte kënduar në këngën ‘In Swipe I Trust’ dhe ‘Sëipe God Freestyle’  për karta të kreditit.

Reperi mund të dënohet me 20 vite burg nëse shpallet i fajshëm./Indeksonline/