Arrestohet romansieri shkollor, shpërndau materiale abuzive me fëmijët
Shkrimtari australian, Craig Silvey, i arrestuar të hënën për posedim dhe shpërndarje të materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve, është paraqitur të martën në gjykatë.
Lauerati i çmimeve për romanin e tij “Jasper Jones”, u prangos pasi policia bastisi shtëpinë e tij në Perth, derisa u kap në flagrancë duke u angazhuar në internet me shfrytëzues të tjerë të fëmijëve.
43-vjeçari që edhe vet i ka tre fëmijë nuk u deklarua për fajësinë gjatë paraqitjes së tij në Gjykatën e Freemantle, ndërsa iu dha lirimi me kusht.
Romani “Jasper Jones” që konsiderohet si një klasik australian, është shitur në më shumë se gjysmë milioni kopje, dhe është një tekst që përdoret edhe në shkolla, e më pas u bë edhe film.
Libri fitoi çmimin e Vitit të Industrisë Australiane të Librit dhe gjithashtu u rendit në listën e ngushtë për Çmimet Ndërkombëtare Letrare të Dublinit dhe Çmimin Letrar “Miles Franklin”.
Një tjetër libër i tij, romani i vitit 2022 “Këlyshi”, u bë gjithashtu film. E më pas vazhdimi i tij, që u lansua në fund të vitit të kaluar u bë “libri numër një për fëmijë më i shitur” në Australi.
Silvey do të paraqitet përsëri në gjykatë më 10 shkurt.

