11:34 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet Rrahim Hashimi, i dyshuari i katërt për aksionin e sotëm

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe të dyshuarin e katërt Rrahim Hashimin, i cili ishte në arrati që nga mëngjesi i sotëm kur edhe u zhvillua aksioni i madh policor në lagjen “Marigona” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Hashimi është arrestuar pak më parë në Vushtrri.

Duhet përkujtuar që mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës arrestoi edhe Ismet Osmani (Currin), Ilir Bojkun dhe Mentor Maqanin.

Drejtoria për Krime Ekonomike realizoi këtë aksion pasi të njëjtit po hetohen për 2.5 milionë euro./Indeksonline/